Krerët institucionalë të Kosovës do të takohen me përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherinin, me të cilën do të diskutojnë për çështjen e fazës finale të dialogut me Serbinë, për liberalizimin e vizave për Kosovën, si dhe për agjendën evropiane të Kosovës.
Këtë gjë e ka konfirmuar për “Zërin” Zyra për Informim në Qeverinë e Kosovës, duke thënë se ky takim është duke u bërë për të treguar përkushtimin e institucioneve të Kosovës në raport me dialogun me Serbinë.



