11.3 C
New York
Friday, November 27, 2026

Buy now

spot_img

Statuti për Trepçën brenda dy jave procedohet në Qeveri

Statuti për gjigantin Trepça, brenda dy jave do të procedohet në Qeveri e më pas edhe në Kuvend për miratim.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, pas një takimi që ka zhvilluar me Bordin Drejtues të Trepçës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Haradinaj.

Lluka ka thënë se anëtarët e Bordit të Trepçës informuan për punën e deri tanishëm në hartimin e statutit, transmeton lajmi.net.

“Brenda 2 jave, do ta procedojmë statutin në mbledhje të Qeverisë dhe më pastaj, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Bordi do të punoj me intenzitet të shtuar deri sa të kemi funksionalizim të plotë të kësaj ndërmarrje!”, ka shkruar Lluka në facebook.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles