18.9 C
New York
Tuesday, April 29, 2025

Buy now

spot_img

Rikthimi i Rifat Jasharit pas lufte në Prekaz

Ishte Marsi i vitit 1998, mbante ftohtë e me ngrica. Bubullima dridhte Prekazin e Poshtëm. Tymi e flaka përshkonin ashpër qiellin e zymtë.

Bylbylat ngelën në heshtje e harruan këngën. Edhe dielli e hëna ngatërruan rrugën. Çiftelisë iu këputën telat, por grykëhollës i erdhi zëri. Malet e grykat ushtuan fuqishëm.

Ky ishte Prekazi në Rilindjën në kohë lufte , kur Kosovës i ishin hapur plagë e po i vriteshin bijtë e saj.

Artikulli ishte rikthyer në Marsin e një viti më parë për të përshkruar ditët e lavdisë në Prekaz , ku dikur ishin shtrehuar 22 antarë të familjës Jashari.

“Oborri e fushat përreth nxinin e mbusheshin me të vrarë. Besarta e padjallëzuar mezi i numëronte me gisht duke shkelur mbi ta. E ata ishin të shumtë, s’kishin të sosur, ndërkaq të vetët nuk po i gjente askund… Kishte harruar ajo se ata ishin në mesin e të gjallëve, ishin në krismat e lirisë që jehonin kudo në Drenicë, në Dukagjin, në Shalë, në Llap…”

Oda u mbush plot përsëri, një vit pasi aty u bë masakër që nuk kurseu as fëmijët.

Para mysafirëve qëndronte stoik Rifat Jashari.

Lotin nuk dua t’ia shoh askujt. Jo jo, askujt fare se ata nuk kanë vdekur, por kanë rënë në altarin e lirisë.

As në ditën e parë kur i pashë varret nuk u ligështova hiç. Edhe të tjerët u bënë burra dhe qëndruan, përfundonte ai, se vargu që priste radhën për të hyrë brenda qe zgjatur shumë.

“Vizitoi oborrin tek e kishte lënë dikur të mbushur me mure shtëpish dhe me odën e babë Shabanit, por sot gjithçka kishte ndryshuar, nuk gjeti asgjë në vend të vet: as shtëpitë e reja, as kullën e odën e burrave që deri vonë i vëllai Ademi, bashkë me Hamzën e dajë Osman Gecin, u binin sharkive e çiftelive dhe këndonin këngë epike. E, mbi gërmadha xhaxhi Rifat sikur gjeti vetëm kujtimin për familjen që nuk ishte më në jetë, ishte flijuar e tëra për lirinë e Kosovës, megjithatë burri nga Drenica nuk e derdhi një pikë loti!”.

Rifati kërkoi një gotë ujë për ta njomur pakëz fytin e tharë nga gulçimat e një zjarri të thellë.

…I qetë, me një qëndrim e pamje shpirtërore që të frymëzon për jete, ngre gotën e ujit dhe uron zëshëm:

“Ti, o ujë Drenice, je më i ëmbli në botë.”, thoshte ai.

Me një foto me të mbijetuarën e vetme, Besartën e Hamzës e një pamje të kullës ku me 18 qershor u ngrit përsëri flamuri kombëtar, përfundonte tekstin e saj Rilindja.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles