12.2 C
New York
Friday, November 27, 2026

Buy now

spot_img

Po shkojmë në zgjedhje

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk kundërshtohen nga askush. Ndonëse krerët e koalicionit qeverisës nuk kanë dhënë ndonjë sinjal të qartë nëse janë në favor të zgjedhjeve të parakohshme, zyrtarë të caktuar të PDK-së dhe të LDK-së janë shprehur publikisht se nuk është ndonjë mëkat i madh mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme.

Fotografia e Flutura Studio Professional MUA

Edhe njohësi i rrethanave politike, Belul Beqaj, ka thënë për “Epokën e re” se zgjedhjet e reja janë të pashmangshme, ngaqë logjika e numrave të koalicionit nuk është treguar e efektshme deri më tani.

“Zgjedhjet është dashur të zhvillohen deri më tashti, ngaqë logjika e shumicës së numrave matematikorë nuk është dëshmuar e suksesshme në vendimmarrje politike, jo aq për t’u ndryshuar raporti i forcave politike, sa për t’u verifikuar legjitimiteti i subjekteve dhe faktorëve politikë”, ka thënë ai.

Beqaj ka bërë me dije se Gjykata Speciale mund ta komplikojë mbajtjen e zgjedhjeve. /Telegrafi/PrishtinaPress.eu

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles