Zymberi ishte polic i Njƫsisƫ Speciale tƫ Forcave Policore tƫ Kosovƫs qƫ nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 nƫ Leposaviq, afƫr pikƫs kufitare mes Kosovƫs dhe Serbisƫ. Enver Zymberi u qƫllua gjatƫ aksionit pƫr tƫ shtrirƫ kontrollin e Kosovƫs nƫ pjesƫn veriore tƫ vendit.
Policia e Kosovës ka paraparë që sot të zhvillojë disa aktivitete për të nderuar policin e rënë në aksionin që filloi më 25 korrik të vitit 2011.
Gjatƫ ditƫs sƫ sotme do tƫ bƫhen homazhe te lapidari i tij nƫ Prishtinƫ si dhe te varrezat nƫ fshatin Dubovc tƫ Vushtrrisƫ. Policia mƫ pastaj do tƫ vizitojƫ familjen e tij nƫ Vushtrri.
Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës me urdhër të ish-presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga.



