-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Pas Ramush Haradinajt, Serbia synon arrestimin e Hashim Thaçit

Serbia nuk e ka ndërmend t’i anulojë fletarrestimet ndërkombëtare për liderët kosovarë, pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pas arrestimit të ish kryeministrit, Ramush Haradinaj në Francë me fletarrest të Serbisë të lëshuar qysh në vitin 2004, Serbia synon që po me fletarrest ndërkombëtar të arrestojë edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq ka thënë se në Serbi ende është në fuqi fletëarresti për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që procedura kundër tij vazhdon, transmeton lajmi.net.

“Në procedurën kundër Thaçi tashmë ekziston aktvendimi i shkallës së parë për vepër penale të terrorizmit. Pas kësaj ka ardhur deri te zgjerimi i aktakuzës për vepër penal të gjenocidit dhe fletarrestim në Serbi ende është në fuqi”, ka thënë Kuburoviq.

Ajo e pranon se për dallim prej Serbisë, fletarresti për Thaçin në vendet e Interpolit është stopuar kështu që ai nuk shihet në sistemet e tyre. /Lajmi.net/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles