19.9 C
New York
Friday, October 11, 2024

Buy now

spot_img

Less: Ndarja e Maqedonisë është zgjidhja e Ballkanit

Ish sekretari politik në ambasadën e Mbretëtisë së Bashkuar në Shkup, nuk heq dorë nga ndarja e shteteve. Ai si zgjidhje për Ballkanin kërkon Shqipërinë e Madhe, Serbinë e Madhe dhe Kroacinë e Madhe me ndarjen e Maqedonisë. Timothy Less, edhe një herë tërhoqi vëmendjen e opinionit, prej kur e publikoi analizën e tij në “Foregin Policy”, në të cilën kërkon formimin e Serbisë, Kroacisë dhe Shqipërisë së Madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më tej ai për Maqedoninë rekomandon recetën e pakicës shqiptare që të marrë një formë të pavarësisë apo federalizim dhe pastaj shqiptarët të bashkohen me atdheun e Shqipërisë.

Timothy Less, i cili tani e drejton “Evroa e Re” thotë se në vendosjen e kufijve ka pasur tre skenarë. Ai thotë se më të mirën për Ballkanin do të mund ta zgjidhnin Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Rusia dhe Turqia me ndihmë të SHBA-ve.

Ai më tej thotë se, perëndimi nuk është në gjendje të ndalojë pakicat kombëtare të bashkohen me shtetet e tyre amë. Për këtë ai e përmend referendumin e boshnjakëve të Serbisë me ndihmë të Rusisë, ndërsa Perëndimi sipas tij, nuk reagoi fare./Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles