10.1 C
New York
Friday, November 27, 2026

Buy now

spot_img

Nesër lajmi i madh për vizat

Komisioni Evropian do të konfirmojë nesër se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Kështu të paktën shkruan agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug” duke iu referuar burimeve të veta në Bruksel, transmeton lajmi.

Në mënyrë që Kosova të fitojë liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, rekomandimi i Komisionit Evropian duhet të aprovohet nga Parlamenti Evropian, shkruan më tutje “Tanjug”.

Kujtojmë se Kosova me ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, përmbushi kushtin kryesor të vendosur nga Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave.

Kusht tjetër për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës nëpër zonën Schengen ishte edhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, aspekt në të cilin Kosova edhe sipas raportit të progresit ka arritur përparime.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles