10.1 C
New York
Friday, November 27, 2026

Buy now

spot_img

Kullat e familjes Jashari në gjendje të rëndë

Gjendja e kullave të familjes Jashari në Prekaz vazhdon të jetë e rëndë.

Nga Agjencia për Menaxhimin e Memorialeve thonë se po presin miratimin e projektligjit për këtë kompleks, në mënyrë që të mund të intervenojnë, raporton KTV.

Por për të nisur këtë projekt, duhet fillimisht të miratohet projektligji për kompleksin “Adem Jashari”, të cilin Kuvendi i Kosovës të hënën nuk arriti ta miratojë.

Bislim Zogaj thotë se deputetët duhet t’i lënë anash inatet politike dhe ta shtyjnë përpara sa më shpejt këtë projektligj.

Në seancën e Kuvendit, që u mbajt të hënën në mungesë të deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes, nuk u arrit kuorumi për votim në lexim të dytë të këtij projektligji.

Projektligji parasheh që tenderin për konservim duhet ta shpallë një komision ndër -institucional dhe të jetë ndërkombëtar.

Këtë vit Qeveria kishte ndarë buxhet prej 1 milion eurosh për intervenuar në këtë kompleks.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles