11 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

spot_img

Kosova me medalje të artë në Sarajevë, katër në total (Foto)

Sukseset e xhudistëve kosovar nuk kanë të ndalur në arenën ndërkombëtare.

Shpresat Olimpike të Kosovës për vitin 2017, Shpat Zeka dhe Laura Fazliu, kanë fituar sot dy medalje në Kupën Evropiane për juniorë, që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës e Hercegovinës.

Shpati fitoi të artën në kategorinë -100 kg. Ai në finale mundi polakun Iwo Baranieëski. Në përgjithësi, Shpati fitoi katër luftëra.

Ndërkohë, Laura Fazliu u stolis me të bronztën në kategorinë deri 63 kg. Ajo mposhti në repesazh, në luftën për medalje, malazezen Mirjana Miliq.

Në total, xhudo kthehet nga Sarajeva me katër medalje, nga po aq xhudistë sa morën pjesë. Dje të argjendtën e fituan, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles