4 C
New York
Thursday, December 5, 2024

Buy now

spot_img

Kosova bëhet gati që të pajiset me helikopterë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka caktuar një ekip ndërministror i cili ka punuar në identifikimin e nevojave shtetërore dhe krijimin e kushteve për blerjen e helikopterëve, për t’ju përgjigjur nevojave të Republikës së Kosovës.

Në takimin e mbajtur sot, ku ishin të pranishëm zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ministrat Haki Demolli, Imet Rrahmani, Skender Hyseni, komandanti i FSK-së, Gjeneral-lejtnant, Rrahman Rama si dhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni, ekipi ndërministror ka prezantuar para kryeministrit Isa Mustafa vlerësimet adekuate rreth kësaj çështje.

Pas diskutimeve gjithëpërfshirëse, u vendos që të adresohen çështjet procedurale dhe që të vendosen kontaktet me kompanitë prestigjioze për blerjen e helikopterëve.

Kryeministri Isa Mustafa theksoi se pajisja e institucioneve shtetërore me helikopterë dhe ngritja e kapaciteteve ajrore, që nuk kanë ekzistuar deri më tani, është domosdoshmëri për t’u përballur me situata të emergjencave civile apo situatave tjera brenda vendit.

“Institucionet kompetente kanë shprehur përkushtimin që të punohet intensivisht që kjo çështje të adresohet në përputhje me nevojat dhe me kapacitetet financiare, dhe që vendi të pajiset me helikopterë të cilët do të jenë në shërbim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe shpëtimit të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles