-10.3 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kjo është gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi i cili mbrëmë pësoi sulm në tru, aktualisht mësohet se është pa vetëdije.

Telegrafi mëson se gjendja e tij shëndetësore pas disa sulmeve të pësuara gjatë natës është pak më stabile, por ende vazhdon të jetë pa vetëdije.

Ish-kryeministrit të vendit tashmë i janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme në repartin e neurologjisë, ai tani nën masa të sigurisë gjendet në intensiv.

Mësohet se Rexhepi pasi ka kryer orën e tij e të kujdestarisë në punë, ai ka shkuar në shtëpi rreth orës 21:00, dhe aty ka pësuar sulm në tru.

E kanë dërguar në urgjencë në Mitrovicë ku më pas e kanë dërguar në QKUK në Prishtinë. Rreth mesnate sërish ka pësuar sulm në tru. “Gjendja e tij edhe pse pa vetëdije është më stabile”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles