9.9 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ilir Deda: Nga shkurti Lista “Alternativa” me përfaqësim në Kuvend

Në një debat të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës në Mitrovicë, deputeti i pavarur Ilir Deda ka thënë se nga shkurti Lista “Alternativa”, do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës.

“Ka ardhur koha e përfundimit të të qenit deputet i pavarur, ngase nga muaji që vjen do të krijohet Lista “Alternativa”, e cila do të përfaqësohet në Kuvend”, ka thënë Deda në një debat për llogaridhënien me studentë të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Deda më parë ka qenë deputet i Lëvizjes “Vetëvendosje”, nga e cila është larguar shkaku i mospajtimit me veprimet politike të saj.

Më herët, ai ka qenë njëri ndër themeluesit e Partisë “Fryma e Re”(FER).

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles