23.3 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësministri Demaj merr përkrahje nga Çekia për ndihmë të mëtejme Kosovës

Kjo përkrahje zëvendësministrit Demaj i është ofruar gjatë vizitës zyrtare në Pragë në takimet e ndara që ka zhvilluar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë për Çështje Ekonomike, Martin Tlapa dhe zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, i ngarkuar për çështje politike, Jakub Dürr.

Gjatë takimit me homologun Tlapa, është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet dy vendeve por është theksuar nevoja e thellimit të raporteve bilaterale në planin ekonomik, ku në mënyrë konkrete është diskutuar mbi kornizën ligjore të bashkëpunimit bilateral. Ndërsa është konsideruar më se i nevojshëm organizmi i një forumi ekonomik, dhe janë pajtuar që organizimi i tij të bëhet gjatë këtij viti në Republikën Çeke.

Një theks tjetër i është dhënë edhe marrëveshjeve konkrete të arritura mes dy vendeve, sikurse edhe marrëveshjeve të tjera me karakter ekonomik, të cilat gjenden në proces të negocimit mes dy vendeve.

Ndërsa në takimin me zëvendësministrin Dürr, është diskutuar rreth bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve, në mënyrë të veçantë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, përfshirë këtu dialogun dhe marrëveshjet e arritura dhe raport me Serbinë. Zëvendësministri Demaj, me këtë rast ka kërkuar mbështetje dhe lobim nga ana e Çekisë për njohje të reja nga vendet e Evropës qendrore, siç janë; ndihma në raport me Sllovakinë e Rumaninë, sikurse dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata rajonale e ndërkombëtare, përfshirë këtu nevojën imediate të mbështetjes me anë të votës e lobimit gjatë procesit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO e INTERPOL.

Për më tepër zëvendësministri Demaj, ka vlerësuar mbështetjen dhe votat e Republikës Çeke për gjatë vitit 2016, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Komisionin e Venedikut, UNESCO, anëtarësimin në Konventën e Apostiles, dhe në FIFA, sikurse edhe përkrahjen në Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim mes Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Nga ana tjetër zëvendësministri Dürr, ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën, për respektimin e sovranitetin dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës në kufijtë, në të cilët e ka njohur si shtet si dhe ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur Kosovën në proceset e integrimit në Bashkimin Evropian, liberalizimin e vizave dhe normalizimin e raporteve me Serbinë./Prishtinapress.eu/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles