6.6 C
New York
Thursday, November 26, 2026

Buy now

spot_img

FT: Kosova, fiksim i Vuçiqit

“Unë jam i fiksuar me Kosovën. Pa e zgjidhur këtë problem gjithçka që kemi arritur nuk do të jetë e qëndrueshme. Kriza e parë do të na mbysë”.

Kështu ka thënë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në një intervistë për ‘Financial Times’.

Gazeta shkruan se zyrtarë të BE-së janë duke pritur që në muajt e ardhshëm Vuçiq të paraqesë një propozim për zgjidhjen e problemit të Kosovës, në mënyrë që të fillojnë bisedimet me udhëheqësit e saj.

Kjo gazetë thekson se shumica e serbëve e konsiderojnë Kosovën si ‘djep i krenarisë’, ndërsa 28 shtete anëtare të BE-së nuk mund ta imponojnë një zgjidhje të saj për shkak se Spanja dhe katër vende tjera refuzojnë t’ia njohin pavarësinë.

‘Financial Times’ kujton se ministrat serb ai i Jashtëm dhe i Mbrojtjes haptazi e mbështesin idenë e ndarjes, por kjo nuk do të realizohet marrë parasysh fuqitë perëndimore nga frika se kjo do të hapte ‘Kutinë e Pandorës’ për mosmarrëveshjet kufitare në rajon.

FT citon fjalët e Patriarkut Irinej i cili ka thënë se Serbia dëshiron të bashkohet me BE-në por jo me ‘koston e Kosovës’.

“Ne nuk do të heqim dorë nga Kosova me asnjë çmim. Ne jemi evropianë, jemi për t’u bashkuar me BE-në por jo ta humbim Kosovën”, ka thënë Irinej.

Sipas FT, Vuçiq duhet ta zgjidh kontestin me Kosovën në mënyrë që të kualifikohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles