-1.4 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Avokati i Haradinajt: Serbisë do t’i refuzohet kërkesa për ekstradim, i është refuzuar edhe më parë

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci, ka reaguar pas lajmit se prokurori serb për krimet e luftës të mërkurën ka dërguar në Ministrinë e Drejtësisë një urdhër për zgjerimin e hetimeve ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh ish-kryeministër i vendit.

“Nuk është hera e parë që Serbia tenton t’i arrij qellimet politike duke përdorur manovrime, manipulime dhe abuzim në procedime penale. Kësaj here po pretendohet të arrihet qëllimi politik, nēpērmjet kinse zgjërimit të hetimit kundër z. Haradinaj. Por, kjo nuk do të ketë sukses, para drejtësisë franceze”, ka thënë Koci.

Ai ka treguar se në një rast të ngjashēm, atë të Qeverisë së Serbisë kundër Ejup Ganić, Gjykata e Mbretërisë sē Bashkuar, me gjyqtarin Tim Workman, ka konstatuar se ka abuzim me procedimin penal, dhe rrjedhimisht kērkesa e Serbisë për ekstradim është refuzuar.

“Besojmë fuqishem se edhe këssj rradhe do të del fytyra e vërtetë e Serbisë, dhe se gjyqësia franceze do të veprojë drejtë, ashtu siç e parasheh ligji, rregullat ndërkombëtare dhe parimi i mirëbesimit!”, ka thënë avokati.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles