Site icon Prishtinapress

Zyrtarja e NATO-s shpreson se tensionet Prishtinë-Beograd do të zbuten pas zgjedhjeve serbe

Fitorja e lehtë e kryeministrit të Serbisë, Aleksandr Vuçiq në zgjedhjet presidenciale të Serbisë do të ndihmojë në stabilizimin e rajonit dhe zbutjen e tensioneve me Kosovën, të paktën kështu ka deklaruar një oficere e lartë ushtarake e NATO-s.

Navy Admiral Michelle Howard, e cila kryeson Komandën e Forcave të NATO-s në Napoli, ka thënë për Reuters se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, do të zbuten pasi përfunduan zgjedhjet në shtetin serb, transmeton lajmi.net

“Tani që ne jemi pas zgjedhjeve, ndoshta udhëheqësit shtetërorë do të fokusohen në vendet e tyre dhe të vazhdojnë qeverisjen. Kjo është shpresa ime”, ka thënë Howard.

Ajo ka shtuar se rajoni ende është në një situattë shqetësuese për ushtrinë amerikane dhe NATO-n, që kanë rreth 4500 trupa në Kosovë që nga viti 1999 kur ndërhynë për të ndaluar vrasjen e civilëve shqiptarë nga serbët.

Zyrtarja e NATO-s ka thënë se është e habitur me raportet e tensionuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, gati dy dekada pas luftës dhe sipas tij është e çuditshme, se si Kosova vazhdon të konsiderohet pjesë e Serbisë.

Sipas saj, deklaratat e Vuçiqit që do të vazhdojë rrugën drejt integrimit të Serbisë në BE e kanë shtyerë atë drejt fitores.

Exit mobile version