Site icon Prishtinapress

Zyrtari në Ministrin e Liburnit keqpërdor detyrën zyrtare për punë private

Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar mbetet një shqetësim kryesor në vend, madje kjo gjë është e pranishme pothuajse në çdo Institucion.

Zyrtari i lartë i projekteve për rrugë në Ministrinë e Infrastrukturës Ardian Begaj, mori pushim pa pagesë me arsyetimin për kujdesin shëndetësor për vete dhe dy prindërit por burime te PrishtinaPress brenda Ministrisë tregojnë se i njëjti ka marr pushim për të punuar në Kazakistan e jo për tu kujdesur për shëndetin e prindërve. 

PrishtinaPress ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të siguruar informata dhe dëshmi mjekësore në rrugë zyrtare duke i dërguar disa herë pyetje Ministrisë së Infrastrukturës si dhe zyrtarit në fjalë, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Në kërkesën e siguruar nga PrishtinaPress shihet se Ardian Begaj, Zyrtar i lartë i projekteve për rrugë në Ministrinë e Infrastrukturës me datën 21.09.2020 ka parashtruar kërkesë te Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Ministrie Izedin Bytyqi për pushim pa pagesë nga data 09.11.2020 deri më 31.12.2021 më shumë se një vit me arsyetimin se duhet të kujdeset për shëndetin e dy prindërve.

Kërkesa është bërë pasi që dua të kujdesem për shëndetin e dy prinërve të mi dhe nuk dua ta rrezikoj shëndetin e tyre dhe timin gjatë kësaj kohe për shkak të virusit COVID 19..”, thuhet në njërin nga paragrafët e kërkesës.

Kërkesa në fjalë ju është miratuar vetëm për gjashtë muaj nga data 09/11/2020 deri më 09/05/2021 me vendimin me numër protokolli 10454 të datës 28.12.2020, mirëpo ajo çka vërehet ne vendimin e siguruar nga PrishtinaPress është se dallon data e aprovimit të lejimit të shkuarjes në pushim pa pagesë pasi qe vendimi është nxjerr në mënyrë retroaktive dhe nuk dihet se i njëjti a ka shkuar në pushim para nxjerrjes së vendimit pasi qe vendimi mban datën 28.12.2020 ndërsa pushimi ju është lejuar nga data 09.11.2020.

Përveç kësaj në vendim arsyetimi i kërkesës është bërë duke u bazuar në nenin 18 paragrafin 1 dhe 2, nënparagrafin 2.2. te Rregullores (QRK) Nr. 12/2020 për Orarin e Punës dhe Pushimet e Zyrtarëve Publik, mirëpo gjatë hulumtimit kemi vërejtur se kjo rregullore ka vetëm 16 nene.

Ardian Begaj përmendët edhe në aktakuzën e ngritur në muajin shkurt të këtij viti ndaj ish-Sekretarit të Përgjithshëm Betim Reçica, i cili kishte marrë një vendim që dy zyrtarëve Hysen Merovci dhe Ardian Begaj t’u bëhej kompensim financiar nga 250 euro në muaj në mënyrë retroaktive që nga viti 2010 kur ishin punësuar. Ky veprim sipas Prokurorisë e ka dëmtuar buxhetin në vlerë 68 mijë euro. 

Jo profesionalizmi dhe keqpërdorim për qëllime personale është bërë një dukuri e zakontë nëpër Institucionet tona dhe duke mos u ndëshkuar, mbetët të shihet se rasti në fjalë a do të vazhdojë të heshtet apo të merren masa ligjore ndaj zyrtarit në fjalë pas vërtetimit të fakteve./PrishtinaPress/

Exit mobile version