Site icon Prishtinapress

Zyrtari i NATO-s: Situata në veri shqetësuese, muri do të hiqet

Lidhur e situatën në Mitrovicë dhe murin serb në mes të qytetit, zyrtari i NATO-s i ka thënë agjencisë së lajmeve “Presheva jonë” se ajo është një çështje tejet shqetësuese.

“Incidenti i fundit në lidhje me murin në Mitrovicë është një çështje shqetësuese. Ne mendojmë në  bazë të një marrëveshje duhet hequr atë…”, ka thënë zyrtari i NATO-s.

Sa i përket këmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, zyrtari shton se e ardhmja e rajonit të Ballkanit Perëndimor shtrihet në familjen euroatlantike.

“KFOR-i do të marrë të gjitha masat  që konsiderohen të nevojshme për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë gjatë gjithë kohës, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së. Ne mbështesim plotësisht diaogun e sponsorizuar nga BE  dhe në rritjen e normalizimit të marrëdhënieve. Prandaj, mbetet shumë për t’u bërë për një normalizim të plotë të sigurisë dhe situatën politike në Kosovë. Më shumë duhet të bëhet për të lënë të kaluarën prapa dhe t’i kthehemi  te ardhmes.” thotë në vazhdim ai.

Në  fund rreth ka pohuar se NATO mbetet e angazhuar për ta ruajtur stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës.

Exit mobile version