Site icon Prishtinapress

Zyrtari i arrestuar i Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë dyshohet se mori ryshfet 48 mijë euro

Policia e Kosovës, Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion dje ka arrestuar zyrtarin e Drejtorisë së Bujqësisë në Pejë.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore e Prishtinës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se A.B dyshohet për marrje të ryshfetit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar personin me inicialet A.B., zyrtar administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Pejës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të KPRK-së. Personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë 48.000.00 € (dyzet e tetë mijë euro) dhe i ka ndarë në mes të të pandehurve B.N., dhe S.Sh”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Exit mobile version