Site icon Prishtinapress

Zyrtarët policorë vazhdojnë realizimin e detyrave ndaj respektimit të masave nga qytetarët

Ka mbi një vit e gjysmë që nga koha kur në Kosovë u shfaqën rastet e para të të infektuarve me COVID-19.

Që nga ajo kohë në vendin tonë pati 102 mijë e 742 qytetarë të infektuar gjithsej me këtë virus.

Tani për tani janë 11 mijë e 496 raste aktive, ndërsa kanë humbur jetën 2 mijë e 105 pacientë.

Derisa personeli shëndetësorë për përballet nga afër me pacientët e infektuar me koronavirus, zyrtarë të shumtë policorë po vazhdojnë të shohin nga afër se sa po respektohen masat antiCOVID, të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Zyrtarët policor edhe pse ndodhen çdo ditë e çdo orë të ekspozuar ndaj virusit dhe janë potencialisht të rrezikuar, me përkushtim vazhdojnë realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore.

Nga Policia e Kosovës është theksuar se bashkë me qytetarët do të mundësohet luftimi i këtij virusi.

“Prandaj respektoni masat, mbani higjienën, mbani distancën dhe bartni maskën”, tha nga Policia e Kosovës.

Poashtu u theksua se me respektimin e masave nuk do të ketë nevojë për veprime ndëshkuese ndaj askujt.

Duhet përkujtuar që nga ora 22:00 deri në ora 05:00 ndalohet qarkullimi në gjithë Kosovën, për shkak të masave të fundit të vendosura nga Qeveria e Kosovës për të parandaluar përhapjen edhe më të madhe të koronavirusit.

Kësisoj thuajse në çdo anë te vendit ka njësi patrulluse të Policisë së Kosovës të cilët po përkujdesen që këto masa të respektohen në përpikëri.

Exit mobile version