Site icon Prishtinapress

Zyrtarët malazez të interesuar për të gjetur një zgjidhje për demarkacionin (Video)

Zyrtarët malazezë shprehen të interesuar për një zgjidhje sa më parë të çështjes së demarkacionit të kufirit me Kosovën.

Autoritetet e Podgoricës theksojnë se çështja e kufirit nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe mes Malit të Zi dhe Kosovës dhe se Mali i Zi është i gatshëm të mbështesë Kosovën që procesi të përmbyllet.

Ata theksojnë se demarkacioni është bërë mbi bazën e të dyja palëve përkatëse.

Presidenti i Malit të Zi, Filipe Vujanovic ka thënë se ratifikimi i kufirit është në interes të qytetarëve të Kosovës, pasi nga kjo varët liberalizmi i vizave. “Ne po presim me durim që Kosova të vendos për ratifikimin e demarkacionit,pasi interesi i Kosovës varët nga kjo”, tha Vujanovic./VOA

http://www.zeriamerikes.com/a/kufiri-demarkacioni-mal-i-zi-kosove/3802185.html

Exit mobile version