21.9 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dalin negativ në testin për COVID-19

Ministria e Drejtësisë bën të ditur se të gjithë zyrtarët e testuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19.

Këto teste u bën pasi para dy ditësh, ata kishin pasur kontakt me një zyrtarë të kësaj ministrie i cili kishte rezultuar negativ.

“Ministria Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e MD-së, të cilët janë testuar nga IKSHPK-ja kanë rezultuar negativ në testimin për Covid -19. Ky testim, është bërë për zyrtarë të cilët kishin kontakt të afërt me zyrtarin e MD-së, i cili dy ditë më parë, më 11 maj rezultoi pozitiv me Covid -19”, thuhet në njoftim.

Ministria po ashtu përmes njoftimin bën të fitur se gjendja e zyrtarit që ka dalur pozitiv në testin për COVID-19 deri më tani është stabile.

“Ministria e Drejtësisë është në kontakt të vazhdueshme me zyrtarin i cili ka rezultuar pozitiv, dhe ju njofton se gjendja e tij dhe familjes së tij është stabile. Gjithashtu, MD-ja ju informon se janë ndërmarrë të gjitha masat e parapara nga IKSHPK-ja, ku janë dezinfektuar ambientet e punës dhe janë vendosur gjitha mjetet e tjera higjienike”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles