9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtarët e AAK-së kryqëzojnë Isa Mustafën: Pishmanxhiu, po lufton edhe për një mandat në krye të LDK-së

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, ka thënë se Isa Mustafa i ka rënë pishman pse kishte deklaruar se s’do të kandidonte më për shef të LDK-së.

Ai ka thënë se krejt akuzat në drejtim të Ramush Haradinajt po i bën për t’u rikthyer edhe për një mandat në krye të partisë së themeluar nga Ibrahim Rugova.

“Isa Mustafa, pasi zbrazi arsenalin e rradhes, ia kujtoi vetes: profesor, mos u merr me ta.

Pa hyre ne kete diskurs cinik te tij, qe eshte karakteristike individuale dhe nuk dua te merrem me te, ngase kritikat e tij nuk kane te bejne me kryeministrin Haradinaj. Mustafa, i pishmanuar me vendimin e moskandidimit per kryetar te LDK-se, tash eshte duke treguar, se une do te jem kandidatura e LDK-se”, ka shkruar Berishaj në reagim.

Isa Mustafa, sot, tha se Qeveria e Ramush Haradinaj po degradon dhe po mbipopullohet me këshilltarë. Përmendi se lideri i AAK-së ka vendosur t’i punësojë 35 veta në Qeveri si Këshilltarë të Shefit të Qeverisë.

Ndërkohë, Burim Ramadani, Zëvendësministër FSK-së, ka thënë se Isa Mustafa s’ka nevojë ta këshillojë Haradinajt pasi rezultati do të ishte dështim.

“Ah, ndjesë, këto po t’i thoshte atëherë është duke folur për Kryeministrin Haradinaj.

Sikurse paska thënë vet “nuk është e imja ta udhëzoj Kryeministrin”, kjo e sqaron saktë:

Pra, Kryeministri Haradinaj nuk ka nevojë për udhëzimet e ish-kryeministrit Mustafa, sepse do të dështonte”, ka shkruar Ramadani.

“Paramendojeni ish-kryeministrin Mustafa sikurse të kishte thënë, ndër të tjera edhe këto 7 të vërteta: – Qeveria ime ka bërë Kosovën me Ushtri; – Qeveria ime i ka kthyer dinjitetin Kosovës, duke i vendosur tarifën mallrave të Serbisë, përkatësisht duke bërë Serbinë të paguaj për agresivitetin e vet;  – Qeveria ime e ka bërë Prishtinën me Ligj të veçantë, duke proceduar dhe miratuar në Kuvend,

– Qeveria ime i ka paguar borxhet Policëve; – Qeveria ime i ka paguar borxhet zjarrëfikësve, – Qeveria ime ka themeluar Parkun Inovativ Gjerman, – Qeveria ime ka themeluar Zonën Ekonomike Amerikane”, ka shtuar ai.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles