11.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtarë të Speciales paraqiten në zyrat e Gazetës Infokus, marrin një kopje të 4 mijë dosjeve

Zyrtarë të Gjykatës Speciale të Hagës, kanë shkuar në zyrat e Gazetës Infokus që të marrin edhe një kopje të 4 mijë dosjeve të dërguar nga Organizata për mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zyrat e këtij mediumi.

Lajmin e ka konfirmuar vet kryeredaktori i Infokusit, Zekirja Shabani.

Shabani ka konfirmuar se është e vërtetë që zyrtarët e Speciales janë paraqitur në zyrat e Infokusit dhe kanë marrë një kopje të katër mijë dosjeve.

“Po, është e vërtetë se zyrtarë të Gjykatës Speciale kanë ardhë në zyrat e Gazetës Infokus për të kërkuar një kopje të 4 mijë dosjeve, të cilat i ka dërguar tek ne OVL e UÇK’së”, ka thënë Shabani.

Tutje, ai ka treguar se personat kanë qenë përfaqësues të Dhomave të Specializuara nga Prokuroria Speciale e Hagës.

“Personat kanë qenë përfaqësues të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë Speciale në Hagë dhe e kanë dëshmuar me ID. Gjithashtu kemi përfunduar një procedurë ku vërtetohet se është bërë një pranim dorëzim i dokumenteve”, ka thënë Shabani për Express.

Kujtojmë se ditë më parë, një person i kamufluar hyri në zyrat e OVL UCK-së, dhe i la 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale.

Dje gjatë ditës, zyrtarë të Speciales kanë bërë të njëjtin veprim si sot në zyrat e Gazetës Infokus, por kësaj radhe në zyrat e OVL UÇK’së, duke kërkuar një kopje të këtyre dosjeve.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles