Site icon Prishtinapress

Zyrtarë të MMPH-së në sheshin “Mbreti Peter”, monitorojnë punimet

Zyrtarë nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tashmë kanë shkuar në veri të Mitrovicës për të verifikuar saktësinë në ndërtimin e ‘strukturës së betonit’ në raport me marrëveshjen e arritur.

Zyrtarë nga MMPH dhe kryetari i komunës së veriut, Goran Rakiq po bisedojnë lidhur me gjatësinë e kësaj strukture betoni, raporton Telegrafi.

Zyrtarët e MMPH-së nuk dhanë deklaratë për media, me arsyetimin se nuk janë të autorizuar për këtë.

Por, Telegrafi mëson se pasi të bëhet hapja e themeleve, zyrtarë të MMPH-së sërish do të jenë të pranishëm për të verifikuar saktësinë e dimensioneve të ‘strukturës mbrojtëse’.

Kjo strukturë betoni parashikohet të jetë e lartë 70 centimetra dhe e gjerë 120 centimetra.

Exit mobile version