13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

ZYRTARE: Merret vendimi se a do të luajë Shaqiri nesër në Beograd

Liverpooli nuk e ka ftuar Xherdan Shaqirin për ndeshjen ndaj Crvena Zvezdës.

Liverpooli nuk e ka ftuar Xherdan Shaiqirin për përballjen ndaj Crvena Zvezdës në kuadër të Ligës së Kampionëve për shkak të situatës së tensionuar që nga Kampionati Botëror që u mbajt në Rusi.

Ndeshja në mes të dy skuadrave do të zhvillohet nesër (e martë) në ora 18:55, përcjell “prishtinapress.eu”.

Jurgen Klopp ka shpejguar aryset e mosftesës së Shaqirit në përballjen e nesërme, duke thënë se ai nuk dëshiron që të ketë ndonjë rrjedhë tjetër, pasi duan të fokusohen vetëm në futboll.

“Kemi dëgjuar dhe lexuar spekulimet dhe flasim për atë lloj pritjeje që Shaqiri do të merrte dhe megjithëse nuk kemi ide se çfarë do të ndodhte, ne duam të shkojmë atje dhe të përqendrohemi 100 për qind në futboll dhe nuk duhet të mendojmë për ndonjë gjë tjetër, kjo është e gjitha”, ka thënë fillimisht trajneri gjerman, përcjell “lajmi.net”.

“Ne jemi Liverpool, një klub i madh, një ekip futbolli, por nuk kemi ndonjë mesazh më tej se kaq. Ne nuk kemi asnjë mesazh politik, absolutisht jo. Ne duam që fokusi të jetë në një lojë të madhe të futbollit, të lirë nga çdo gjë tjetër.

“Ne jemi të etur, të jemi të respektueshëm dhe të etur për të shmangur çdo distrakcion që do të përqendrohet larg nga një garë 90 minuta-plus që është e rëndësishme për futboll dhe vetëm futboll. Pra, për këtë arsye, Shaqiri nuk është i përfshirë dhe ai e pranon dhe e kupton këtë. Shaqiri është lojtari ynë, ne e duam atë, dhe ai do të luajë për ne shumë herë, por jo të martën”, ka shtuar më tej Klopp.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles