18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Zyrtare: Llapi i transferon dy futbollistë

Llapi edhe zyrtarisht i ka transferuar dy futbollistë, Elvis Prençin dhe Flamur Bajramin.

Qendërmbrojtësi nga Peshkopia, Elvis Prençi, të shtunën arriti marrëveshje me skuadrën e Llapit dhe në këtë edicion do veshë fanellën bardhekaltër, raporton Gazeta Express.

25-vjeçari ka luajtur më parë për Kukësin, Partizanin e Tiranës, Teutë, Korabin e Peshkopisë dhe së fundmi për Lushnjën. Po ashtu ai ka qenë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë U21.

Ndërkohë, po ashtu sot gjatë ditës, Flamur Bajrami u prezantohet tek Llapi, si transferi i parë i afatit kalimtar të janarit

Bajrami ka nënshkruar kontratë dy vjeçare e gjysmë me klubin, ndërsa më parë ka qenë pjesë e 2 Korrikut, Tiranës e Vëllaznimit.

Llapi e mbylli stinorin vjeshtor në vendin e tretë në Ipko Superligën e Kosovës, dhe ka vetëm pesë pikë më pak se liderja Prishtina.

Skuadra nga Podujeva synon të luftojë për titull me dy prurjet e reja.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles