Site icon Prishtinapress

ZYRTARE: Ja sa u dënuan trajneri Ismet Munishi dhe gjyqtari Bajram Gashi

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës i ka marrë vendimet definitive për akterët e video-skandalit të zbuluar ditë më parë, shkruan zeri.info.

Në fakt, trajneri Ismet Munishi është dënuar me ndalesë të kryerjes së funksionit të trajnerit dhe funksioneve tjera për gjashtë muaj, ndërsa gjyqtari Bajram Gashi nuk do të ketë të drejt referimi për një vit.

 

Edmond Zeqiri, që po ashtu shihet në video, është dënuar me gjashtë muaj ndalesë referimi, e delegati Ali Ajeti, dënohet me dy vjet mosdelegim në futbollin kosovar.

Exit mobile version