Tutje, ai iu ka bërë thirrje edhe deputetëve të pavarur që të votojnë pro kësaj marrëveshje.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje në Facebook:
Vota për demarjacionin âsht votë popullore!
Politikani patriot – konstitucional kërkon, analizon faktet e dhëna dhe krijon fakte të reja, pra âsht krijues në mbrojtje të lirisë kombëtare dhe të interesave madhore shtetërore. Sot, qytetarët e Kosovës do ta kenë rastin të shohin se cili nga deputetët âsht në mbrojtje të Republikës dhe kush janë përfituesit dhe mashtruesit.
Kryeministri Ramush Haradinaj, për katër muej arriti ta dërgojë në Kuvend ligjin për demarkacionin, që pararëndësit nuk e dërguan për dy vjet e gjysmë, ose e dërguan dhe e tërhoqën, sepse nuk ndërtuan koncensus nacional.
Kryeministri Haradinaj ia doli ta mbrojë kauzën e tij politike për korrigjimin e kufirit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës duke e negociu me Malin e Zi një proces shtensionues, i cili mundësoi ruajtjen e territorit kushtetues, ruajtjen e raporteve miqësore me Republikën fqinje si dhe me NATO-n, duke i hapë udhë liberalizimit të vizave për kosovarët.
Prandaj sot, deputetët, gratë dhe burrat e Kisovës do të ngritën mbi interesat personale dhe partiake dhe do të dëshmojnë lojalitet dhe besnikni ndaj Republikës së Kosovës, duke ridëshmu Raison d’ Etat.
Votojeni demarkacionin nëse doni të rënditeni në memorien shtetënore!
P.S.
Deputetët e pavarun që dolën nga Lëvizja Vetëvendosje sot e kanë shansin të dëshmojnë para qytetarëve të Kosovës se e duan Republikën dhe se janë në shërbim të qytetarëve.