Site icon Prishtinapress

Zyra e Bashkimit Europian kundër rrënimit të murit në Mitrovicë?

Autoritetet e Kosovës tashmë kanë thënë se do ta rrëzojnë murin në Veri, por Zyra e BE’së si duket nuk është e kënaqur me këtë. Gjatë një takimi të shefes së BE’së në Kosovë Natalyia Apostolova me Ministrin Shala, zyrtarja evropiane ka thënë se zgjidhja për murin në Veri duhet të funksionojë për të gjithë.

“Ambasadorja Apostolova e theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për murin në Veri të Mitrovicës, që do të ishte funksionale për të gjithë” thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë, transmeton Express.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë komunikatën e Zyrës së BE-së në Kosovë:

Zbatimi i ndihmës së BE-së, zhvillimet relevante në veri dhe puna e ardhshme e Këshillit Mbikëqyrës dhe Zbatues ishin temat e takimit mes Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Ferat Shala. Ambasadorja Apostolova e theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për murin në Veri të Mitrovicës, që do të ishte funksionale për të gjithë.  Ministri Shala njoftoi për emërimin e një Sekretari për Këshillin Mbikëqyrës dhe Zbatues  në ditët në vazhdim. Të dy palët theksuan kontributin e BE-së në zhvillimin e Kosovës përmes ndihmës së IPA-së. 

Exit mobile version