19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Zyberaj: A do ta trajtojë Gjykata Speciale rastin “Panda”?

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka kujtuar sulmin e ndodhur në kafenenn ‘Panda’ në Pejë, 21 vite më parë, ku ishin vrarë civilë serbë nga ana e shërbimit të inteligjencës serbe, me qëllim për t’i fajësuar shqiptarët si autorë  të krimit.

Zyberaj në profilin e tij në Facebook duke treguar se si dy burra të maskuar kishin hapur zjarr mbi ata që ishin prezentë në këtë kafenë, ku kishin mbetur 5 të rinj të vdekur, derisa shumë të tjerë ishin plagosur.

“Qëllimi i kësaj vrasje me urdhër të Shërbimit të Inteligjencës Serbe ishte fajësimi i UÇK-së për vrasjet dhe të bëjë bashkësinë ndërkombëtare të besojë Beogradit që UÇK-ja është një organizatë terroriste. Beogradi sakrifikoi serbët për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër shqiptarëve. Shumë shqiptarë u persekutuan për këtë krim, disa u vranë. Sa incidente të tilla ka pasur inteligjenca serbe vetëm për të fajësuar UÇK-në dhe shqiptarët”, ka shkruar ai.

Më tutje Zyberaj ka thënë se pyetja që duhet të shtrohet është se a do të trajtohet çështja e ‘Pandës’ edhe nga Gjykata Speciale.

“Pse nuk shkruan një raport në lidhje me këtë Dick Marty. Gjithashtu sistemi ynë i drejtësisë nuk bëri asgjë për të sjellë dritë në këtë rast”, ka theksuar ai.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Zyberajt:

“Sulmi në Panda Café ishte një sulm ndaj civilëve serbë në qytetin e Pejës natën e 14-15 dhjetorit 1998.
Dy burra të maskuar hapën zjarr në Kafe duke vrarë gjashtë të rinj serbë, pesë prej të cilëve ishin adoleshentë dhe duke plagosur 15. Qëllimi i kësaj vrasje me urdhër të Shërbimit të Inteligjencës Serbe ishte fajësimi i UÇK-së për vrasjet dhe të bëjë bashkësinë ndërkombëtare të besojë Beogradit që UÇK-ja është një organizatë terroriste. Beogradi sakrifikoi serbët për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin kundër shqiptarëve. Shumë shqiptarë u persekutuan për këtë krim, disa u vranë. Sa incidente të tilla ka pasur inteligjenca serbe vetëm për të fajësuar UÇK-në dhe shqiptarët.Çështja pse ne nuk e dimë këtë është sepse asnjëherë nuk është sjell drejtësi për krimet e luftës që Serbia ka kryer në Kosovë. Pyetja është se a do të trajtohet çështja e Pandës edhe nga Gjykata Speciale. Pse nuk shkruan një raport në lidhje me këtë Dick Marty. Gjithashtu sistemi ynë i drejtësisë nuk bëri asgjë për të sjellë dritë në këtë rast“, ka shkruar Zyberaj

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles