8.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Zv.ministri i Drejtësisë: Ai që ka vjedhur paratë e shtetit duhet t’i kthejë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu në emisionin “Speciale” të RTK-së ka folur për koncept dokumentin e projektligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Ai ka thënë se edhe direktivat e Bashkimit Evropian janë përfshirë në këtë koncept dokument dhe se gjithçka është në rregull në aspektin ndërkombëtar.

Sallahu duke komentuar deklaratën e ish deputetes Shqipe Pantina se këtë ligj qeveria do ta përdor si kërrbaç ndaj kundërshtarëve politikë, ka thënë se Pantina është dashur ta lexojë fillimisht koncept dokumentin pastaj të shkuaj për të.

Sipas tij, hartimi i Ligjit do të bëhet në konsulltim me të gjitha palët e interesuara dhe me ekspertë ndërkombëtarë.

“Do t’i ftojmë edhe ekspertët e Bashkimit Evropian”, ka shtuar zv/ministri i Drejtësisë.

“Ligji nuk do të hartohet dhe nuk do të jetë shkelë e shko dhe nuk do të jetë ligj për hakmarrje ndaj askujt. Do të jetë ligj që taksat e qytetarëve të kthehen në vend. Ligji duhet të prodhojë drejtësi. Nuk do të hakmerremi ndaj njerit të gjallë”, ka theksuar me pas Sallahu.

Zv/ministri ka theksuar se Ligji e përcakton që ai që i ka vjedhur paratë e shtetit do t’i kthej ato brenda një viti.

“Jemi në fushën civile dhe atë që bën Agjencia ka të bëjë se e dërgon lëndë shumë më shpejt në Gjykatë. E sheh që të hyrat e ligjshme dhe pasuria e bërë ka diskrepancë. Agjencia konstaton se pasuaria e krijuar është në kundërshtim me të hyrat. Dhe në bazë të këtyre argumenteve e bënë kërkesën në Gjykatë”, ka thënë Sallahu.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles