13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Zv.ministri aktual i MBPZHR, tradhton PDK-në kalon në NISMA

Zv. ministri aktual i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillmit Rural Mevludin Krasniqi ka aderuar ne NISMA, edhe pse ende mbanë pozitën e emëruar nga PDK, i njëjti ka braktisur atë dhe ju ka bashkangjitur Nismës Sicialdemokratike.

Përmes rrjetit social Instagram ka postuar fotografinë me Fatmir Limajn që nënkupton se tashmë është pjesë e NISMA-s.

Mevludin Krasniqi aktualisht është z.v.ministër Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i cili nga 2008 kur ka marr pushtetin PDK ka ushtruar disa fuksione të larta në Qeverinë e Kosovës, si këshilltar i lartë politik i Ministrit në Ministrinë e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit Fatmir Limaj, këshilltar politik i Ministrit në Ministrinë e Infrastrukturës Fehmi Mujota, zëvendësministër i Shëndetësisë, zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Zyrtar të lartë brenda PDK-së e kan konfirmuar kalimin e Mevludin Krasniqit në NISMA, prishtinaprees.eu ka pyetur për arsyen e daljes nga PDK, mirëpo zyrtarët e PDK-së kanë thënë se nuk dihen arsyet pse ka kaluar ne NISMA pasi që i njëjti ka qenë i priveligjuar ne PDK ku prej vitit 2008 ka pasur pozita të larta si në parti po ashtu në Qeveri por kjo ma shumë tingëllon si tradhti ndaj partisë dhe interesa personale se sa për ndonjë arsye tjetër dhe PDK është shtëpi e madhe politike./prishtinapress.eu/

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles