Site icon Prishtinapress

Zjarr në një ndërtesë në Prishtinë, vdes një fëmijë

Një vajzë 4 vjeçare ka vdekur si pasojë e një zjarri që e ka kapluar një ndërtesë në Ulpianë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zyra për informim e QKUK-së, ku thuhet se përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor të klinikës emergjente në QKUK, fëmija nuk ka arritur të mbijetoj.

“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të ekipit kujdestar të klinikës emergjente në QKUK, për shkak  se gjendja ka qenë e rëndë fëmija nuk ka arritur të mbijetoi” thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Ndryshe, mësohet se vajza ishte shtetase shqiptare kurse zjarri e ka kapluar ndërtesën si pasojë e një ngrohëse elektrike.

Exit mobile version