Site icon Prishtinapress

Zidane merr “dhuratën” e parë si trajner i Realit

Zinedine Zidane sapo është kthyer te Real Madridi dhe e ka gjetur që tani përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Braziliani Eder Militao transferohet te klubi madrilen për 50 milionë euro, sa është klauzola e prishjes së kontratës, duke lënë Porton pas vetëm një sezoni në Portugali.

21-vjeçari është rritur te Sao Paulo dhe u transferua te Porto verën e shkuar për vetëm 7 milionë euro, por klubi brazilian kishte një plan të zgjuar në mendje, sepse mbajti 10% të kartonit dhe për pasojë arkëton nga transferimi i qendërmbrojtësit  në Spanjë.

Përveç kësaj, Sao Paulo përfiton edhe 3,5% të shifrës totale për shkak se është klubi që ka formuar lojtarin, ndaj rreth 6,7 milionë euro të tjera do të përfundojnë në Brazil, sapo Militao të transferohet në Madrid, në fund të sezonit.

Bëhet fjalë për një kontratë 6-vjeçare, për një mbrojtës mjaft cilësor, që ka shkëlqyer në Portugali dhe tashmë është e ardhmja e Realit, nëse rritja e tij vazhdon me ritmin e duhur.

Exit mobile version