Site icon Prishtinapress

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri? Ky është sondazhi i IPSOS…

ga gjetjet e sondazhit IPSOS-Top Channel, rezulton se Partia Socialiste i fiton zgjedhjet e 25 prillit.

Ndonëse u përball me dy sfida të mëdha si tërmeti dhe pandemia në mandatin e dytë, 42% e të anketuarve mendojnë se PS e drejtuar nga Edi Rama e meriton mandatin e tretë.

Pyetjes së cili mendojnë se i fiton zgjedhjet, pavarësisht se kë votojnë, 36% e të anketuarve janë përgjigjur se mendojnë se do të fitojë aleanca opozitare PD-AN, e drejtuar nga Lulzim Basha nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të mërkurë dhe vetëm 1% do të votonin për LSI.

Në krahasim me valën e parë të prillit, bien shifrat e PS nga 48% që ishin dhe rriten shifrat e aleancës PD-AN nga 32% në 36%.

Ndërkohë, 20% thonë se nuk e dinë dhe 1% refuzojnë të përgjigjen. Studimi për sondazhin kombëtar është kryer gjatë këtij muaji në periudhën 18 prill deri në 20 Prill me 2 mijë të anketuar mbi 18 vjeç.

Exit mobile version