Zemaj jep statistikat e 24 orëve të fundit: 645 testime, vetëm kaq pozitivë

0
22

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka treguar se nga 645 testime që janë kryer në 24 orët e fundit, 48 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Ndërsa ka bërë të ditur po ashtu se ka zhvilluar një takim me Komitetin për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës lidhur me Covid-19, diskutuam për situatën epidemiologjike në vend si dhe për përgjegjësitë që duhet t’i kemi secili në dikasterët në mënyrë që edhe tash pas lirimit të masave, situata me Covid 19 të jetë e menaxhueshme.

Zemaj ka treguar se për respektim të ligjit anti Covid presin të shtojnë edhe 75 inspektorë.

Postimi i plotë: