Site icon Prishtinapress

Zeka: LDK është sebep për humbjen e 53 milionë eurove

Deputeti i Nisma’s Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka thënë se sa i përket 53 milionë eurove të dhëna për Bechtel Enken, nuk ka “qare” pa u fut në burg ish ministri Lutfi Zharku ose ministri i tanishëm i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Për këtë, ai shpreson që të ketë prokuror dhe të ngrit aktakuza për këto gjëra që po fliten sot.

“Nuk ka qare pa shku në burg ja Lutfi Zharku, ja Pal Leka. Se të akuzoni Ramush Haradinajn për këtë, është si t’i thuash Papës pse s’bëhesh mysliman. Krejt çka flet Lutfi Zharku është për ta çuar nja 20 vjet në burg Pal Lekajn. Krejt kjo që po flitet sot është për prokurorin e shtetit, i cili po hap aktakuza vetëm ndaj policëve dhe qytetarëve të shkretë. Krejt kjo punë është nis me 14.7 milionë euro. Sebepi është LDK për humbjen e 53 milionë eurove. Krejt ky debat po zhvillohet sot për vota.  I kemi një milion telashe tjera e hajde të bëjmë. I bëj ftesë prokurorisë që të nis hetimet”, ka thënë Zeka.

Exit mobile version