Site icon Prishtinapress

Zeka: Këta janë humbësit më të mëdhenj në zgjedhje në Shqipëri, i dyti është Albin Kurti

Njohësi i çështjeve politike, Milaim Zeka, thotë se nga zgjedhjet e së dielës në Shqipëri, dy persona janë humbës të mëdhenj – Ilir Meta dhe Albin Kurti.

Në një shkrim në Facebook, Zeka thotë se Ilir Meta është humbës, për shkak të luftës që ia shpalli Edi Ramës dhe Ambasadës Amerikane. Teksa, për Albin Kurtin, thotë se ai nuk është humbës, por kryeministri i Kosovës.Shkrimi i tij i plotë:

Dy humbesit me te medhenje te zgjedhjeve ne Shqiperi1. Ilir Meta, i cili i shpalli lufte jo vetem Edi Rames, po edhe te gjitha ambasadave te huaja, e sidomos SHB te Amerikes.

Iliri i shkrete harroi qe Amerika edhe kur gabon, nuk gabon.2. Humbesi i dyte eshte jo Albin Kurti, po Kryeministri i Republikes te Kosoves. Ai nuk beri fushate si Albin, po si kryeminister. Albini edhe kur shkoi me votu, shkoi me makina qeveritare, dhe votoi si kryeminister!

Exit mobile version