16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Zëdhënësi i PSD-së: Nënkryetari i Vetëvendosjes u pagua 60 mijë nga AKR për t’ia shkruar programet

Zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate, dikur zëdhënës edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, Shkodran Hoti ka thënë se Besnik Bislimi, nënkryetari aktual i Lëvizjes Vetëvendosje, është paguar 60 mijë euro nga Aleanca Kosova e Re, për t’ia përpiluar programin qeverisës partisë së Behgjet Pacollit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka ironizuar me Bislimin që e ka rreshtuar Aleancën Kosovën e Re në mesin e “partive që rreshtohen në anën e krimit”.

“Besnik Bislimi, nënkryetari i VV-së, bëri një listim të partive që janë rreshtuar në anën e krimit. Në mesin e këtyre partive e përmendi edhe AKR-në, partinë që ia ka fshi 60.000 euro me ia shkru programin”, shkroi Hoti në rrjetin social Facebook.

Bislimi sot në RTV Dukagjini, foli në lidhje me koalicionin e mundshëm në mes LDK-së dhe Vetëvendosjes.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles