Site icon Prishtinapress

Zbutet Vuçiq: Nuk mendova në intervenim ushtarak kur thash do t’i mbrojmë serbët në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kur ka deklaruar në Kuvendin e Serbisë se “ushtria jonë, nëse vjen deri tek çfarëdo përkeqësimi serioz i jetës së njerëzve në veri të Kosovës e Metohisë, do të mbrojë popullin tonë”, nuk ka folur për intervenim ushtarak.

Në një konferencë për media në Kuvendin e Serbisë, Vuçiqi tha se ka thënë se do të mbrojë popullin e vet dhe do të fitojë, por se asnjëherë nuk e ka përmendur intervenimin ushtarak.

“Nuk do të luftojmë, do të ruajmë paqen me çfarëdo çmimi. Nuk kam përmendur kurrfarë intervenimi, kam thënë ‘do të mbrojmë popullin tonë’”, ka thënë presidenti serb.

Ka shtuar se nuk është aq joserioz që të vë popullin serb në Kosovë në situatë qorre, duke precizuar se do t’i mbrojë “sido që të jetë e mundur, në pajtim me të drejtën dhe ligjet ndërkombëtare”.

Vuçiqi tha se pas këtij, siç e quan ai, “sulmi”, gjërat nuk do të jenë njësoj.

“Do të kemi sjellje tjetër ndaj dialoguesve shqiptarë dhe ndaj atyre të cilët në fillim s’u lajmëruan (në telefon), e më pas u shitën ‘toshë’. Nisën të lajmërohen kur e kuptuan se qëllimi ynë për të mbrojtur popullin tonë ishte serioz”, deklaroi Vuçiqi.

Exit mobile version