0.1 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Zbulon Insajderi, mediat e financuara nga Haki Abazi citohen në raportin që flet për rrëzimin e Albin Kurtit

Samuel Green, Gregory Asmolov, Adam Fagan dhe Borjan GJuzelov janë katër autorët që u porositën nga Komiteti i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), për të përgatitur një studim mbi rolin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor.

Një studim prej 103 faqesh i publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian me titull “Hartimi i Lajmeve të Rreme dhe Dezinformimi në Ballkanin Perëndimor dhe Identifikimi i Mënyrave efektive kundër tyre”, përfshihet edhe Kosova në dy faqe, shkruan Gazeta Insajderi.

Ky studim që tregon për trendet dhe modelet kryesore të dezinformatave dhe luftën kundër dezinformatave në gjithë rajonin në periudhën nga viti 2018 deri më 2020, shpjegon se si funksionoi kjo dukuri edhe në Kosovë.

Sipas dokumentit të këtyre katër autorëve shpjegohet se si angazhimi i administratës Trump me vetëm një postim në rrjetin social Twitter, bëri që Qeveria e Kosovës, atë kohë e udhëhequr nga Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje të rrëzohej.

“I frustruar nga ajo që ai e pa si pengesë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori Grenell si duket aranzhoi që senatori David Perdue dhe djalin e presidentit amerikan, Donald Trump Jr. të bënin një deklaratë në Twitter që sugjeronte se trupat amerikane do të tërhiqeshin nga Kosova. Ambasadori Grenell vazhdoi ta mbante këtë kërcënim – i cili nuk ishte bërë nga asnjë zyrtar amerikan – në negociatat me partnerët e koalicionit të Kurtit, duke bërë që të ngrihej një mocion mosbesimi që rrëzoi Qeverinë Kurti.

Raporti i katër autorëve në pjesën ku flet për Kosovën bazohet në disa citime.

Në një rast, raporti i referohet një shkrimi të gazetares Arta Berisha, në të cilin ajo ka folur për lajmet e rrejshme dhe politikën.

Ndërkohë në një pjesë tjetër citohet Eraldin Fazliu, kryeredaktori i “Pristina Insight”, i cili në një shkrim thotë se “në Kosovë dezinformimi vjen nga politikanët”.

Në pjesën ku flitet për ndikimin e politikës së Donald Trump në rrëzimin e Albin Kurtit, citohet një shkrim i “Balkan Insight”.

“Pristina Insight” dhe “Balkan Insight” janë prodhime të BIRN, media kjo që një kohë është financuar nga Haki Abazi, ish-zëvendëskryeminsitri i Albin Kurtit.

Raporti citon edhe shkrimin e Shaun Walker, korrespodentin e The Guardian për Europën Qendrore dhe Lindore – në të gazetari tregon për rrëzimin e Albin Kurtit në kohë të pandemisë, ndërkohë shkruan se e gjithë kjo ndodhi për shkak të “një ndarje midis politikës së jashtme të SHBA’së dhe Evropës”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles