19.6 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohet prapaskena: Nuk është Specialja, ja kush e detyroi Haradinajn të jap dorëheqje

“Ftesa e Gjykatës Speciale u përdor vetëm si pretekst nga Haradinaj për të mbuluar arsyet e vërteta të dorëheqjes, e që janë produkt i thyerjeve të shumta në koalicionin PAN dhe presionit të madh ndërkombëtar për heqje të taksës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Pavarësisht deklarimit të kreut të deridjeshëm të qeverisë së Kosovës, se arsye e vetme pse vendosi të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit është ftesa për intervistim nga Gjykata Speciale, analistët politikë këtë arsyetim e shohin vetëm si pretekst për të mbuluar prapaskenat që i ishin përgatitur më herë nga PAN-i për ta rrëzuar atë. Prandaj, sipas analistëve, dorëheqja nuk ishte ajo e deklaruar me arsyetim, por skenar i parapërgatitur dhe me agjendë konkrete, për t’i shpëtuar rrëzimit në Kuvend me votat e opozitës dhe të disa deputetëve të koalicionit PAN.

Image

Vetë pikat të cilat i ka përmendur Haradinaj, si çështje në të cilat nuk guxon të bëjë kompromis qeveria e re, sipas analistit, Florim Zeqa, ai tani do t’i ketë slogan edhe në fushatë zgjedhore dhe ato flasin me së miri për skenarin e përgatitur me javë përpara që të dorëhiqet nga kjo pozitë dhe të mos e pret ndërskamcën që po i montohej nëpërmes mocionit të opozitës.

“Emërimi i komisionit të ri, kinse për rishikim të demarkimit të kufirit me Malin e Zi “pesë minuta” para dorëheqjes, fletë qartë për mungesën e sinqeritetit dhe pragmatizmit politik nga ish kryeministri Haradinaj. Mos liberalizimi i vizave pas demarkimit të kufirit me Malin e Zi, do duhej të ishte momenti i parë i reflektimit për dorëheqje si akt moral para qytetarëve të vendit dhe si thirrje ndaj BE-së për mbajtje të premtimit të dhënë publikisht nga zyrtarët e saj, e jo tani të përdoret një ftesë e rëndomtë për intervistë nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Speciale në Hagë.

 

 

Ndryshe, “porositë” që la Haradinaj me rastin e dorëheqjes, si; “Kosova duhet të ruhet e pa prekshme, të mos ketë Republikë Serbe, (asociacioni) të mbetet taksa deri në njohjen nga Serbia, rishikimin e demarkimit të kufirit me malin e zi (duke emëruar komisioni e ri për demarkim të kufirit), s’janë gjë tjetër veçse agjendë e slloganeve të fushatës elektorale që do të përdoren nga zyrtarët e AAK-së dhe Haradinaj në veçanti”, tha analisti, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”.

“Pra, këto porosi të Haradinajt, e dëshmojnë më shumë se asgjë tjetër prapavijën politike të dorëheqjes së tij. Se vërtetë dorëheqja e Haradinajt nuk është e ndikuar nga Gjykata Speciale, por nga lufta speciale brenda PAN-it kundër tij, e dëshmon edhe letra e dorëheqjes e përgatitur paraprakisht dhe me kujdes (ndoshta e shkruar ditë më parë nga këshilltarët e tij), në të cilën, më shumë bëhej thirrje për zgjedhje sesa për ftesën e Gjykatës Speciale. Ftesa e Gjykatës Speciale u përdor vetëm si pretekst nga Haradinaj për të mbuluar arsyet e vërteta të dorëheqjes, e që janë produkt i thyerjeve të shumta në koalicionin PAN dhe presionit të madh ndërkombëtar për heqje të taksës”, deklaroi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje Zeqa mendon se sikur Haradinaj të kishte qëndruar edhe disa ditë, javë në atë pozitë, shkarkimin e sigurt e ka pasur nga kuvendi dhe lufta speciale e PDK-së.

“Prandaj ai e përdori si alibi ftesën e Gjykatës Speciale për t’i ikur shkarkimit nga ana e deputetëve. Haradinaj u vetë largua nga drejtimi i qeverisë me “taksën nën sqetull”, si të vetmin ngushëllim pas dështimeve dhe skandaleve të panumërta, por iku edhe me përvojën e hidhur të qeverisjes me PDK-në, e cila do ta përcjellë edhe për një kohë relativisht të gjatë”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa do të jetë mjaft interesante të shihen raportet e Haradinajt me Thaçin, se si do ta quaj Haradinaj pas dorëheqjes “shkëlqesinë e tij”, Hashim Thaçin, me të cilin dhe për të cilin është e lidhur dorëheqja e pa pritur e nga posti i kryeministrit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles