Site icon Prishtinapress

Zafir Berisha shpall kandidaturën për kryetar të Prizrenit

Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, njëherësh edhe Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike në Qeverinë Hoti, Zafir Berisha, ka deklaruar se do të jetë kandidat për kryetar të Prizrenit.

“Rezultati në zgjedhje nuk ka qenë i favorshëm për Nismën sepse vendosem të dalim në mbrojte të një kauze “me çlirimtarët” e cila ka 20 vite që sulmohet nga Serbia dhe argatët e saj duke i ndihmuar edhe nga soji i Salustros, një ndërkombëtar i cili për shumë vite sajoi dosje të pabaza dhe me shpifje kundër luftëtareve të UÇK, shantazhe këtë mbi të cilat binomi Kuti-Osmani ngritën karrierën politike, për kujtesën e lexueseve tuaj, Salustro sot është këshilltar i kryeprokurorit të Serbisë d.m.th është kthyer te punëdhënësi i vet”, ka thënë Berisha, teksa ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Berisha thotë se në Nisma në prill dhe mars do t’i kenë zgjedhjet e brendshme të partisë, e pastaj do të bëjnë përgatitjet për zgjedhjet lokale që mbahen në tetor.

Ai ka thënë se do të jetë kandidat i këtij subjekti për kryetar të Prizrenit.

“Sigurisht do të kandidoj sepse kam obligim moral, njerëzor e qytetar para prizrenasve, që Myten dhe këtë grumbull kalamajsh politik t’i dërgoj në shtëpi. Pasi e llogaris veten fajtor që i kam sjell në pushtet, kuptohet pa e dituar se sa hajdutë janë që po ja kalonin edhe PDK-së”, ka thënë ai për botasot.

Exit mobile version