Site icon Prishtinapress

Zafir Berisha i reagon Imer Mushkolajt: Flejë pa çorape sepse je i sigurt, ka kush kujdeset për sigurinë tënde kibernetike

Zëvendësministri dhe Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha i është kundërpërgjigjur analistit Imer Mushkolaj pasi ky i fundi teksa ka ironizuar  duke thënë se vetëm Zafir Berisha mund ta ndihmojë Trustin e Kosovës.

Berisha ka pohuar se institucionet e e sigurisë në vendin tonë, janë të përgatitura që të parandalojnë dhe luftojnë krimet kibernetike nga kushdo që vijnë.

“Çdo institucion ka ekspertë dhe profesionist të IT, që me u përballur me çdo ndërhyrje që rrezikojnë sigurinë kibernetike, prandaj edhe Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës besoj se i ka marrur të gjitha masat. P.s; edhe I. Mushkolaj le të flenë pa çorapë, sepse është i sigurt, ka kush kujdeset për sigurinë e tij edhe në fushën kibernetike”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, nga sot është hapur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale në Trustin e Kosovës. Aplikimi ka filluar në ora 15:00 por që ueb-faqja e Trustit nuk ka funksionuar për disa minuta.

Qytetarët mund të aplikojnë në këtë link: https://bentenapp.azurewebsites.net/

Numri i qytetarëve që kanë aplikuar për tërheqjen e trustit deri tani ka arritur në 100 mijë.

Exit mobile version