Site icon Prishtinapress

Yagcilar: Nëse ka fakte për milionat e gulenistëve, atëherë AKI ka vepruar në përputhje me ligjet

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar ka thënë debate për depërtimin e gjashtë shtetasve turq duhet të bëhet duke u bazuar në fakte dhe argument.

Yagcilar ka përmendur raportimin e Indeksonline për milionat e gulenistëve përmes transaksioneve bankare.

Sipas tij, nëse hetimet e dëshmojnë këtë, atëherë AKI ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

“Është e rëndësishme që debatet të bëhen duke u  bazuar në fakte dhe argument. Do të ishte mirë të dëgjohen fakte relevante. Besimi i qytetarëve duhet të jetë i palëkundur, procedura të qarta dhe komunikimi ndërmjet institucioneve të jetë i qartë. Nëse janë të vërteta shkrimet e portaleve lidhur me milionat e gulenistëve, atëhërë AKI ka vepruar në përputhje me kushtetutën. Të presim hetimet dhe t’i vlerësojmë faktet. Sa i përket komunikimit ndërinstitucional, nëse nuk është e rregulluar në mënyrë ligjore, atëherë duhet të bëhet. Ne jemi për marrëdhënie të mira me Turqinë, dhe e falënderojmë për përkrahjen e parezervë ndaj Kosovës. E falënderojmë Erodoganin për përkrahjen për këto 16 vitet e fundit pa dallim për qytetarët dhe institucionet” ka thënë ai.

Exit mobile version