Sikurse në vitet tjera, edhe viti 2019 në Kosovë u përshkrua me dominimin e xhudos nga të gjitha sportet tjera.
Plot 36 medalje nga Kampionatet e Grand Slam-et më prestigjiozë botëror. Prej tyre 17 të arta, 9 të argjendta dhe 10 të bronzta.
Majlinda Kelmendi
Edhe këtë vit Majlinda Kelmendi e mban “flamurin” si xhudistja më e suksesshme kosovare me gjithsej 5 medalje të fituara, prej tyre katër të arta e një e bronztë.
Ajo e fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian, Grand Slamin e Abu Dhabit, Dusseldorfit dhe Tel Avivit, dhe u rendit e treat në Kampionatin Botëror. Kujtojmë që Majlinda garon në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Distria Krasniqi
Edhe Distria gjithashtu fitoi 5 medalje, 2 të arta, dy të argjendta dhe një e bronztë.
Ajo fitoi vendin e parë në Mastersin e Kinës, duke ngritur më së larti flamurin e Kosovës në vendin që nuk na njëh. Fitoi poashtu vendin e parë edhe ne Grand Prix të Antalisë, ndërsa vendin e dytë në Paris e Budapest, dhe vendin e tretë, në Kampionatin Botëror. Krasniqi garon në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Loriana Kuka
Loriana kishte një vit për ta mbajtur mend për tërë jetën. Ajo tregoi fuqinë e saj në botë duke fituar 5 medalje, ndërsa më e rëndësishmja pa dyshim, e bronzta në Kampionatin Botëror dhe në Evropian. Perveq këtyre, ajo fitoi vendin e parë në Tbilisi, dhe të dytin ne Marrakech dhe Tel Aviv.
Nora Gjakova
S’kishte si të mungonte edhe Nora Gjakova. Ajo gjatë tërë vitit fitoi 3 medalje, një të artë dhe dy të argjendta. Të artën e fitoi në Tbilisi, ndërsa të argjendtat në Grand Prix të Budapestit si dhe u shpall nënkampione evropiane.
Akil Gjakova
Akili fitoi vetën një medalje gjatë këtij viti. Fitoi të artën në Grand Prië të Budapestit.
Shpresat e Kosovës në xhudo gjithashtu spikatën këtë vit duke fituar 17 medalje të ndryshme, prej tyre 8 të arta, 3 të argjendta dhe 6 të bronzta.
U dalluan xhudistet Flaka Loxha, Laura Fazliu dhe Erza Muminoviq.
Flaka fitoi 4 medalje, prej tyre tri të arta dhe një të bronztë, Laura fitoi 2 të arta dhe 2 të bronzta ndërsa Erza arriti të dilte e para në dy garat ku mori pjesë.
Pa dyshim që jemi me fat që kemi një sport kaq të zhvilluar sic ështe xhudo, e cila ështe “miniera” e vërtetë e Kosovës.
Viti i ardhshëm do të sjell gara të tjera të rëndësishme, ndërsa presim me padurim të shohim sukseset e radhës të krenarisë sonë.