18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Xhevdet Smakiqi; “Supremja, do ta vërtetojë vendimin e PZAP-it për votat nga Serbia, këto janë arsyet”

Anëtari i Kryesisë së Nismës, njëheresh njohës i mirë i cështjeve juridike, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se Gjykata Supreme do ta vërtetojë vendimin e marrë ditë më parë nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i  cili mori vendim për të anuluar pakot e zarfave të ardhura nga Serbia.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar faktet dhe provat që Supremja duhet vërtetuar edhe një herë vendimin e PZAP-it, që të mbrohen votat e rregullta dhe ushtrimi i së drejtës individuale të votuesve. Ai shton se askund nuk lejohet vendimi grupor në emër të tjetrit dhe të ketë manipulim e helmim të procesit zgjedhor.

“Nuk ekziston ndërlidhja me rastin e votave nga Diaspora për arsyet se:– Te pakot nga Serbia nuk ka ndodhur fare votimi individual pra fare nuk eshte zbatuar neni 97.pargrafi 1 germa a) dhe b) (dmth s’ka ndodhur aplikimi me email per 3187 votuesit) ky fakt eshte vërtetuar nga PZAP, Posta dhe KQZ-ja”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Më poshtë mund ta shihni shkrimin e tij të plotë:

NISMA 6 deputet!Supremja do ta vërtetoi vendimin e PZAP për Anulimin e pakove zarfave “votave” nga Serbia.

Nuk ekziston ndërlidhja me rastin e votave nga Diaspora për arsyet se:– Te pakot nga Serbia nuk ka ndodhur fare votimi individual pra fare nuk eshte zbatuar neni 97.pargrafi 1 germa a) dhe b) (dmth s’ka ndodhur aplikimi me email per 3187 votuesit) ky fakt eshte vërtetuar nga PZAP, Posta dhe KQZ-ja.

– Nuk ka ndodhur fare futja e fletvotimit individualisht në posten nga adresa ku jeton ne Serbi votuesi ta zëmë Nish, Panqevë, Beograd, Novi Pazar, Rashkë, etj siç e parshikon neni 4.2 dhe 4.3 i Rregulles Zgjedhore te KQZ -se Nr.03/2013 sepse s’ka ndodhur fare aplikimi me email apo fax ne KQZ kjo është vërtetuar– 

Nuk kemi të bëjmë me votim me postë por me mbushje nga dy ose 3 persona te pakove me zarfe “vota” te futura ne pako dikund ne ndonje lokal apo depo ne Serbi dhe nga dy persona te pa autorizuar në menyre kunderligjore jane dorëzuar në postën nr.6 Prishtine.– 

Pra dy apo 3 persona nga Serbia kanë provuar qe në emërin e mbi 3000 qytetarëve me te drejtë vote disa dhe te vdekur te sjellin pakot me zarfe ku fatkeqësisht KQZ ka pranuar ti dërgoi ne QNR edhe pse helmuan mbi 20 komisioner te KQZ-se.

Nga këto fakte, prova dhe evindeca në arysetimet e vendimit te PZAP- seGjykata Supreme nuk mund te lëshohet fare ne mbrojtjen e te drejtave themelore te njeriut pasiqe nuk ka ndodhur asnjë veprim individual i realizimit te drejtes per te votuar, qytetari me te drejte vote nga Serbia në këtë grumbull me zarfe te sjellura me veturë në Posten nr.6 Prishtine fare nuk ka aplikuar per votim as qe ka derguar me sherbimin postar voten e tij individuale as qe ka ndodhur votimi e as tentativa per te votuar, e gjitha ka qene manipulim inskenim falsifikim dhe lajthim nga dy persona duke vendosur ne pa ligjshmeri QNR dhe KQZ-në qytetaret dhe fatkqëishtë subjektet politike dhe kandidatet e LVV qe sot presin kot te marrin te drejten e tyre nga manipulimi masiv i dy personave nga Serbia.

Gjykata Supreme as qe mund te nderlidh rastin me votat e Diaspores pasiqe te votat nga Serbia nuk ekziston PAFAJSIJA e votuesit nga Serbia sepse as qe ka aplikuar dhe as qe ka votuar fare sipas nenit 97 germa a) dhe b) i LZP-se, sikurse ka ndodhur te votat e diaspores ku votuesi ka aplikuar sipas nenit 97 te LZP -se e ka derguar voten e fshehtë indivudalishte permes postes nga adresa ku jeton dhe ka aplikuar ne sistem ëebsite te KQZ- dhe ate para dates 06 Tetor 2019 pra para dites se votimit dhe sipas Suprmes ka ekzistuar PAFAJSIA e votuesit pse ka falimentuar kompania ajore Adria Airëais sherbimi postar ajror me Kosoves dhe mbi kete kontekst afati ligjor sipas nenit 96 pargrafi 2 i LZP-se dhe rregulla 4.4 i Reg Zgjedhore Nr.03/2013 pa fajin e votuesit nga Diaspora përbënin cenim te drejtes themelore per te zgjedhur neni 45 i Kushtetues dhe neni 3 i Protkollit Per Drejtetat e Njeriut i zbatueshem direkt sipas nenit 22 te Kushtetutes se Kosoves instrumentet nderkombetare…vlerësim edhe pse i kontestuar nga unë pasiqe Gjykata Supreme ka shkelur parimin themelor ne sistemin e drejtësise ku vlen parimi Lex Specialis Lex Derogate Lex Generalis ( pra rregulla e veqantë shfuqizon dhe nuk zbatohet rregulla e pergjitheshme) e te afati ligjore kemi pasur ne fuqi dy nene te LZP se pra nenin 96.pargrafi 2 dhe rregullen zgjedhore 4.4.

PërfundimGjykata Supreme duke u bazuar në rastin komplet te ndryshem me pakot nga Serbua bazuar ne provat, faktet dhe evidencat e arsyetimeve te PZAP do ta VERTETOI vendimin e PZAP-se duke mbojtur votat e rregullta dhe ushtrimin e te drejtes indivuduale te votuesit pasiqe askund me Protokollin e te Drejtave te Njeriut as me Kushtetuen e Kosoves dhs as LZP nuk lejohet votimi nga dy persona ne emer te 3000 mijë qytetarëve dhe manipilimi e helemimi i procesit zgjedhor.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles