Site icon Prishtinapress

XHEVDET SMAKIQI: BOLL U FSHEHEM PAS LAVDISË

Shkruan: Xhevdet Smakiqi

Boll u fshehem pas lavdisë!

Njëzet vite pas lavdisë se UÇK-së edhe sikur te gjallet qe ishin direkt pjesë e lavdisë te ishin engjujë do te i’u humbte butësia engjellore, e jo qe te gjallët e lavdisë në vendimarrje politike shumë me afër edhe në pamje dhe sidmos në veprime ju ngjajnë koxha djajëve.

Lavdia ju takon vetem atyre qe nuk kanë mundësi te bëjnë gabime dihet ata janë në altarin e lirisë, askush nga te gjallët nuk mundet te i’u prek shejtërinë kombëtare.

Te gjallët qe ishin pjestarë te lavdisë e qe njëzet vite vrapojnë pas fuqisë politike, financiare e pozitave kudo qe ju mbrrinë dora e këmba, janë mekatarë bile dyfishë me shumë se sa ata qe ishin anëtarë te UNHCR-së qe shijuan lirinë nga lavdia e UÇK-së dhe miqtë e lirisë përfshirë dhe Zvicrren.

Duke qenë se njëmbdhjetë vite pas pavarësisë Kosoven e ka kapluar vendimarrja inatit, diktatit, nguljes dhe vetënguljes përqarjes, pa diturisë ku vendimarrësit politik janë fajtor për pasojat e çdo vendimi te tyre s’ka si te mos ndodh qortimi i diplomateve nga shtete mike te lirisë.

Katandisja dhe degradimini mendimit politik, mjerimi i vendimarrjes për pasojë kanë shëmtimin e lavdisë lirisë dhe shtetësisë.

A ju kujtohet ish Presidentja e Kofederates se Zvicrres Calmy Rey? ishte ndër te parat personalitete qe mbështeti shpalljen e pavarësisë se Kosovës atëherë krenoheshim me Zvicrren mike.

Miku i mirë në ditë te vështirë ta thotë troq në sy te ballit.

Pellazgo Iliret vazhdojnë me krenarinë e thatë te dështimeve duke mos pasur ende ujin në kuzhinat tona, problem te cilin Zvicrra e ka rregulluar në shekullin XIX.

Rronofë “krenaria” Iliro dardane.

Harrova ka shumë kilometra gypa ende nëper fshatra te Kosoves por qe uji mungon kjo gjithashtu përbënë krenari Iliro-Daradane.

Exit mobile version